‘Boom’ të ardhurash për Interin; 180 milionë Euro nga marketingu e të drejtat televizive.

Pavarësisht nga ajo që ndodhi të dielën në ndeshjen me Fiorentinën, Interi e ka një motiv për të buzëqeshur. Sipas bilancit të 6 mujorit të fundit të vitit 2018, financat e klubit zikaltër janë përforcuar ndjeshëm. Lajmet më të mira për Suning vijnë nga zëri i të ardhurave që jabnë rritur me 64.4 milionë Euro në krahasim më të njëjtën periudhë në vitin 2017

Kjo e dhënë është e lidhur shumë me pjesëmarrjen e Interit në fazën e grupeve në Ligën e kampioneve që sollën në arkat e klubit zikaltër 42.5 milionë Euro. Në të njëjtën periudhë të 2017, të ardhurat nga pjesëmarrja në kompeticionet e UEFA për Interin ishin 539 mijë Euro. Në total Interi ka mundur të arkëtioj 180.1 milionë Euro nga marketingu dhe të drejtat TV, 55.7% më shumë se një vit më parë. Në rritje janë edhe të ardhurat nga sponsorët; 60.7 milionë Euro, 40 milionë nga të cilët u siguruan falë akordeve me brandet aziatikë.

sfidanti.al