Derbi Lazio-Roma, El Sharaui nis duelin: E fitojmë dhe lëmë pas Lazion

Derbi i Serisë A mes Lazios dhe Romës është ndër sfidat më të ndezura në futbollin italian sa shpesh tifozët kanë kaluar në ekstreme. Mbrëmjen e së shtunës këto skuadra do të përballen me njëra-tjetrën dhe në lojë është një vend në zonën Champions. Ai që vendosi të hapë këtë derbi ështe Stefan El Sharaui që pretendoin fitoren e verdhekuqve në këtë sfidë.

‘E dimë se sa i rëndësishëm është derbi për njerëzit, është një ndeshje e vecantë-tha El Sharaui-edhe pse Lazio nuk po jeton momentin më të mirë të saj, do të japë maksimumin në fushën e lojës, gjë që do ta bëjmë edhe ne. Tani jemi në një periudhë delikate dhe e dimë se me një fitore ndaj Lazios mund t’i largohemi kësaj skuadre dhe t’u afrohemi skuadrave që kemi para. Një është është e sigurt; kjo ndeshje duhet fituar për vetë ne dhe tifozët tanë. Kjo ndeshje është e të njëjtin nivel me atë ndaj Portos. Nëse fitojmë ndaj portugezëve, do të kemi mundësinë të konfirmohemi në Evropë, sic ndodhi sezonin e kaluar.

sfidanti.al