Paratë vërshojnë lumë mbi Mancester Sitin. Klubi anglez duke nisur që nga korriku i vitit 2019 do të ketë Pumën si sponsor teknik në vend të kompanisë amerikane Nike. Ciy Football Group ka nënshkruar një kontratë 10 vjecare me Puma që do të veshë edhe skuadrat e Melbourne City, Gironën, Atletiko Torke dhe Sicuan Jiuniu.
Kontrata e Mancester Sitit me Pumën do të jetë 10 vjecare dhe shifra që kampionët e Anglisë do të përfitojnë është 750 milionë Euro që do të thotë 75 milionë Euro në vit, shifer kjo 3 herë më e lartë nga ajo që Mancester Siti përfitonte nga kontrata me Nike.
Kontrata me Pumën e bën Mancester Sitin skuadrën e tretë me përfitimet më të mëdha nga sponsorët teknikë. Rekordin në këtë aspekt e mban Barcelona që siguron nga kontrata me Nike 116 milionë Euro në vit, e ndjekur nga Mancester Junajtid që ka një kontratë me Adidas prej 88 milionë Eurosh në vit.
sfidanti.al