Me shumë mundësi, Hillary Clinton nuk e pa ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Atleticos e mbyllur 3-0. Por pa dashur, ish kandidatja për presidente e SHBA, u shndërrua në protagonisten e rrjeteve sociale pas përfundimit të kësaj sfide dhe shkak u bë një postim i saj në Twitter ku ajo kishte shkruar thjesht 3-0 që përkoi edhe me rezultatin e sfidës të së martës. E veçanta në këtë pikë është se ky postim i saj mban datën 9 shkurt dhe për këtë arsye shumë persona e konceptuan këtë si një parashikim kurioz. Por e vërteta e këtij mesazhi ka të bëjë vetëm me reagimin e saj në momentin kur 3 gjykata në SHBA kundërshtuan vendimin e presidentit Donald Trump për të ndaluar ardhjen e emigrantëve nga 7 vende me popullsi myslimane.
sfidanti.al