Everton, ankth per Lennon, futbollisti në spital për probleme mendore

Kohët e fundit, Ronald Koeman e kishte lënë pushim Aaron Lennon për ta ruajtur, por mesa duket kjo nuk funksionoi. Sulmuesi i Everton, në pasditen e së dielës është ndalur nga policia pranë një autostrade ku u duk se ishte në një gjendje të turbullt. Lajmi fillimisht u publikua tek tabloidi ‘Daily Mail’ për t’u konfirmuar më pas edhe nga vetë klubi i Evertonit. Mësohet se pas një tratative disa minutëshe, agjentët e policisë arritën të bindnin Lennon të shkonte në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, veprim që u pasua me shtrimin e tij dicka që u bë në bazë të ligjit mbi shëndetin mendor. Tashmë futbollisti 30 vjecar ka nisur trajtimin mjekësor ndaj një sëmundjeje që është e lidhur me stresin. Everton, ku Lennon aktivizohet që nga 2015, nëpërmjet rrjeteve sociale shkroi një mesazh ku falenderoi të gjithë ata që dërguan mesazhe inkurajimi për futbollistin dhe kërkoi që në këtë moment të respektohet privatësia e familjes së tij.

sfidanti.al