Interi është në krizë rezultatesh në këtë sezon dhe tashmë e ka humbur trenin e Ligës së Kampionevve duke i lënë të dëshpëruar tifozët e tij. Megjithatë këta të fundit e kanë një person që mund ‘t’i ngushëllojë’. Bëhet fjalë për April Summers, modelen e revistës PlayBoy e cila është shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar foto sexy në mbështetje të skuadrës milaneze për ta çuar në 260 mijë numrin e ndjekësve të saj. Besnikërinë ndaj Interit, April e vërtetoi edhe me një ndër postimet më të fundit të saj teksa shfaqet në një foto me bikini duke mbajtur në dorë një fanelë të skuadrës së Interit. Me origjinë londineze, April Summers jeton në Sardenjë, ku bëhet protagoniste në realizimin e fotografive që të lënë pa frymë. Futbollisti i preferuar i April është padyshim kapiteni i Interit, Mauro Icardi që në 24 ndeshje ka shënuar 26 gola në këtë sezon. Vitin e kaluar ajo nisi edhe një fushatë për grumbullimin e Icardit me përfaqësuesen e Argjentinës duke fituar popullaritet edhe në vendin amerikano latin.
sfidanti.al