Rashford karambolon makinën Rolls Royce por shpëton pa plagë

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, i cili është përfshirë në një aksident me makinë, pas fitores që skuadra e tij arriti kundër Burnley në kampionat. Sulmuesi anglez po kthehej në shtëpi me makinën “Rolls Royce” teksa u përplas me një shtyllë në trotuar.

Për fat të mirë Rashford nuk pësoi lëndime dhe nuk kishte as njerëz të tjerë pranë, teksa policia nuk arrestoi askënd dhe nuk ishte e nevojshme të thirrej ambulanca. Sulmuesi anglez do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Erik Ten Hag i cili mund të besojë te aftësitë e bomberit të Mancheser United që në ndeshjet e radhës në Premier League dhe UEFA Champions League.

sfidanti.al