Çmendet Rodri, shikoni se si e kap për fyti kundërshtarin në fushë

Kaos në fushën e ndeshjes Manchester City – Nottingham Forest. Protagonist është bërë mesfushori i ekipit kampion, Rodri i cili ka kapur për fyti Morgan Gibbs-White në minutën e 48 të takimit. Arbitri Taylor nuk është menduar dy herë duke e nxjerrë nga fusha e lojës me karton të kuq por heroi i finales se Champions League ka përfunduar në “syrin e ciklonit” për shkak të kritikave që janë “derdhur” ndaj tij. Edhe trajneri Pep Guardiola e ka cilësuar si të gabuar veprimin e mesfushorit spanjoll.

Sfidanti.al