Armando Broja gati për Chelsean dhe…Kombëtaren

Merr fund pritja, Armando Broja e ka lënë përfundimisht pas krahëve dëmtimin dhe rikthehet pas 287 ditësh të jetë i gatshëm për Chelsean. Në minutën e 79’ trajneri i Çelsit, Maurizio Pocchetino ka aktivizuar Brojën në vend të Kaisedos në ndeshjen ndaj Aston Vilës.

Sulmuesi kuqezi u dëmtua në miqësoren e dhjetorit të vitit të shkuar, e si për koiçidencë “Blutë e Londrës” luanin po ndaj me Aston Villa, duke munguar për më shumë se 9 muaj. Trajneri Mauricio Pochetino e ka përmendur shumë herë Brojën si një lojtar me shumë cilësi, të cilin e pret me padurim të jetë i gatshëm për ekipin londinez. Një lajm fantastik për tifozët e Chelsea, por dhe të kombëtares së Shqipërisë, që mezi e presin  rikthimin e sulmuesit nga Malësia e Madhe.

sfidanti.al