Pozimi i Pikese e Shakires me veshje te ngjashme qe ‘cmendi’ rrjetet sociale

Xherard Pike dhe Shakira ne 1 janar  bene urimin e tyre per vitin 2018 sme nje foto familjare se bashku me femijet e tyre Milan dhe Sasha. Cifti i famshem qe u perfol edhe se ishte ne nje krize nuk e la me kaq. Ne nje tjeter foto, Pike dhe Shakira jane pa femijet dhe te perqafuar duke postuar foton e tyre te pare si cift per kete vit.

Mbrojtesi i Barcelones dhe kengetarja kolumbiane shfaqen te lumtur dhe me veshje qe kishin te njejtat ngjyra. ‘Black&red@shakira’ shkruhej ne postimin e Pike ne profilin e tij ne Instagram me futbollistin dhe artisten qe jane te veshur me pantallona te zeza dhe kepuce te kuqe.

Fotoja pati nje impakt te madh ne rrjetet sociale duke marre mbi 1 milion ‘like’ ne vetem 24 ore. Duket sikur fansat e tyre mezi prisnin te shihnin foto te Shakires dhe Pikese se bashku.

Sfidanti.al