Pikè ne telashe; e ndal policia, drejtonte makinen pa pike ne patente

Shfaqen telashet ne horizont per Xherard Pikè. Qendermbrojtesi i Barcelones u ndal nga policia bashkiake gjate nje kontrolli rutine. Problemi per Pikène ishte se i kishte humbur te gjitha piket ne patenten e tij pas disa sanksionesh te marra per shkelje te ndryshme.

Futbollisti do te merret ne pyetje gjate nje procesi te shpejte per veper penale, gje qe ndodh gjithnje ne raste te tilla kur nje person kapet duke drejtuar makinen me patenten pa pike. Pikè rrezikon qe te denohet me 6 muaj burg, 280 mije Euro gjobe ose sherbim social per te pakten 90 dite.

Sfidanti.al