Konte mund të presë, Gatuzo nuk ka ndërmend të dorëzohet

“Trembem më shumë nga Gatuzo sesa nga çdo lojtar që ai mund të hedhë në fushë kundër nesh”. Kjo ishte batuta e Karlo Ançelotit, ndërsa Napoli do të ndeshej me Milanin në javën e dytë të Serisë A. “Partenopeët” ia dolën të fitonin, edhe me me përmbysje dhe me “shpirt ndër dhëmbë”, ndërsa “luftëtari” Gatuzo besohet se rrezikonte shkarkimin.

Veçse, pasardhësi i dizenjuar për të, Antonio Konte, duhet të presë ende për detyrën e re. Milani nuk e la në baltë trajnerin e tij dhe arriti një fitore dramatike ndaj Romës, në një tjetër ndeshje të Serisë A që hodhi poshtë “klishetë” e vjetra. Emocionet ishin tepër të mëdha në “San Siro”, me golin fitues të Kutrones (super zëvendësuesi) në minutat shtesë, me dy gola të anuluar nga VAR-i (nga një për çdo skuadër), dhe me rezultatin përfundimtar 2-1.

Sfidanti.al