Futbollisti ofensiv nga Republika Domenikane, Mariano Diaz, është përforcimi i ri i Realit të Madridit. Ky futbollist 25-vjeçar u prezantua zyrtarisht ditët e fundit, duke u kthyer kështu në klubin “mbretëror” vetëm mbas një sezoni.
Vitin e kaluar, Diazi, pasi për të u paguan shtatë milionë euro, shkoi të Lioni dhe mbas një sezoni të shkëlqyer u kthye në “Santiago Bernabe” për 35 milionë euro.
Tani Mariano Diazit iu dha edhe bluza legjendare me nr.7, të cilën tetë vite më radhë e mbajti me sukses Kristiano Ronaldo, kurse para tijRaul Gonzalesi.
Sfidanti.al