Nicolo Zaniolo, është zyrtare, dashuria e re quhet Chiara Nasti

Tani është zyrtare, Nicolo Zaniolo dhe Chiara Nasti janë të lidhur bashkë. Mesfushori i Romës që është ende në fazën e riaftësimit nga dëmtimi dhe influencerja napoletane dolën hapur me një foto të postuar në rrjetet socilale ku ata shfaqeshin së bashku. Zërat për këtë lidhje të re të futbollistit të talentuar italiane u bënë akoma më të forta Ditën e Shën Valentinit në 14 shkurt kur Chiara Nasti postoi foton e një buqete me trëndafila të kuq me disa trëndafila të bardhë që kishin formuar numrin 22 që përkon me numrin e fanelës së Zaniolos që ishte autori i kësaj dhurate.

Sfidanti.al