Joan Laporta, ish presidenti i Barcelonës dhe kandidat për të marrë vendin e lënë bosh nga Bartomeu, foli për të ardhmen e Lionel Messit nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale në klubin katalanas që do të mbahen në 7 mars.
‘Do të bëj gjithcka mundem për të mbajtur Messin te Barcelona-tha Laporta në një intervistë për Sky Sport-janë të shumtë atë që e duan dhe për ta mbajtur duhet një ofertë e rëndësishme. Messi duhet vlerësuar me ngrohtësinë që meritin dhe me një ofertë ekonomike në lartësinë e tij, por ai nuk e bën për para. E njoh mirë, kam një raport të bukur personal me të. Nuk është këtu për paratë. Sigurisht do të duhet një ofertë sportive kompetitive sepse ai është një fitues, dëshiron të fitojë akoma me Barcelonën’.
Sfidanti.al