Sikur të mos mjaftojnë problemet në raportet me vështira me shokët e skuadrës te Paris Sën Zhermen, Nejmar është në telashe edhe me sigurnë. Sipas të përditshmes franceze Le parisien, sulmuesi brazilian është detyruar të largohet nga Vila e tij në Ivlin që prej kohësh ka qenë object vizitash nga tifozët, por edhe nga persona të tjerë kuriozë, dicka që u konsiderua si një rrezik për Nejmar pavarësisht pranisë së punonjësve të sigurisë dhe xhandarëve.
Kishte nga ata që arritën deri aty sa të mund të hynin në vilë dhe kjo shtyu Nejmar të vendoste për ndërrimin e vendbanimit. Me pak fjalë, vila në Ivlin prej 1000 m2 me 5 kate dhe me pishinë nën tokë ka mbetur përfundimisht bosh.
Sfidanti.al