Një thashethem i një tabloidi britanik ka bërë t’i ndizen gjakrat një futbollisti. Bëhet fjalë për sulmuesin e Çelsit, Batshuai për të cilin ‘The Chelsea Daily’ kishte tejkaluar cdo kufi me artikullin e publikuar në lidhje me jetën private të tij. Me pak fjalë, ky tabloid në artikullin e tij iu referua orientimit seksual të Batshuait duke lënë të mendohet se ai është homoseksual.
Një artikull që solli reagimin e sulmuesit belg i cili iu kundërprgjigj gazetarit që kishte shkruar artikullin: ‘Vëlla, edhe nëna jote e di që e gjithë kjo nuk është e vërtetë’. Një deklaratë kjo që shtyu gazetarin që kishte redaktuar artikullin, të bëjë prapakthehu dhe të kërkojë ndjesë. ‘Më vjen keq, burimet e mia të informimit më zhgënjyen. Zakonisht ata janë të besueshëm-ishte shrehur gazetari i artikullit për Batshuait.
Sfidanti.al