Da Vinçi pasuron padronin e Monakos, vepra ‘Salvador Mundi’ u shit 450.3 mln USD

Pas Kilian Mbape, Dimitri Ribovlev shiti edhe Leonardo Da Vinçin. Bëhet fjalë për kuadrin e famshëm ‘Salvador Mundi’  të piktorit Italian që ka bërë bujë në mbarë botën për shifrën marramendëse  që është paguar për të, plot 450.3 milionë Dollarë. Një fitim marramendës ky për pronarin e Monacos që e kishte \blerë këtë vepër nga një tregtari francez I artit, Iv Buvier për 108 milionë Euro. Kushedi nëse Ribovlev do të investojë këtë fitim të madh nga Da Vinçi në merkaton e transferimeve për përforcimin e skuadrës.

‘Salvador Mundi’ me shitjen record në akand u bë vepra e artit më e kushtueshme në botë. ‘Donne di Algeri’ e Pikasos në 2015 u shit për 179.4 milionë, ndërsa ‘Interchange’ e Vilem de Kooning ka kushtuar 300 milionë.

Sfidanti.al