Ndarje në të gjitha frontet, Mbappe dhe Neymar “divorcohen” edhe në rrjetet sociale

Dy yjet e mëdhenj të futbollit botëror, Neymar dhe Mbappe në kohën kur ishin pjesë e PSG, njiheshin për kiminë që kishin mes vete në fushë, dhe nga një miqësi që prodhoi shumë gola e trofe për klubin nga kryeqyteti francez por tani po raportohet për një krisje të marrëdhënies.

Kjo gjë u bë e qartë për fansat pasi Mbappe nuk pati asnjë reagim pas kalimit të Neymar në Superligën e Arabisë. 24-vjeçari përdori rrjetin social Instagram për t’i dhënë lamtumirën Leo Messi-t i cili u largua në drejtim të Inter Miamit në SHBA, por jo edhe për Neymar. Dyshja në fjalë patën një debat të ashpër në fushë për ekzekutimin e një penalltie gjatë sezonit të kaluar ndërsa sot nuk janë më ndjekës të njëri-tjetrit as në rrjetet sociale dhe ndarja duket përfundimtare.

sfidanti.al