Mike Tyson biznes me kanabis; ja sa fiton cdo muaj

Sportistët gjatë karrierës së tyre fitojnë shumë të ardhura, por që shpesh i shpenzojnë pa kriter në momentin që tërhiqen nga aktivitetet duke falimentuar ekonomikisht. E ka provuar këtë në lëkurën e tij ish kampioni i peshave të rënda në boks, Mike Tyson që ndonëse akumuloi një pasuri prej 480 milionë Euro në karrierën e tij e pa veten keq pasi i shpenzoi këto fitime të tij

Por Iron Mike diti të veprojë për t’i shpëtuar kësaj situate teksa i hyri një biznesi që i siguron të ardhura të majme. kampiono amerikan ka hapur një ndërmarrje të plantacioneve me kanabis në Kaliforni teksa krijoi ‘Tyson Ranch’, një investim ky që sipas ‘Cheat Sheet’ i garanton një fitim prej 411 mijë Euro në muaj, shifër që gjithsesi i duhet zbritur ajo prej 33 mijë Euro të kanabisit të përdorur nga Tyson dhe miqtë e tij.

sfidanti.al