Real Madrid, ndaj Atalantës me lojtarët e Akademisë në stol

Reali i Madridit është në emergjencë të plotë në prag të ndeshjes me Atalantën. Skuadra merenges në fakt vjen në Bergamo e përgjysmuar për shkak të dëmtimeve të shumta dhe në mbrëmjen e kësaj të mërkure Los Blancos do të jenë pa Marcelo, Odriozola, Carvajal, Ramos, Militao, Valverde, Hazard, Rodrygo e Benzema.

Kjo do të thotë se trajneri i kampionëve të Spanjës, zinedine Zidane do të jetë në pankinë praktikisht me futbollistë të skuadrës së akademisë së Realit të Madridit. Përvec  portierëve, i vetmi lojtar i skuadrës së parë që do të jetë në stol në sfidën mes Atalantës dhe Realit të Madridit është Isco.

sfidanti.al