Memfis Depai nuk shënon gol në fushë, por “shënon” në dashuri!

Memfis Depai nuk e ka pasur aspak të lehtë në fushën e lojës me trajnerë të tillë si Zhoze Murinjo apo Luis Van Gal. Gjithsesi, sulmuesi holandez duket se ka sukses në një tjetër fushë të jetës, në dashuri. Ish-futbollisti i Mançester Junajtidit, tashmë tek Lioni, ia arriti qëllimit në një provë serioze me të dashurën e tij, Lori Harvej.

Ai i propozoi Lizës, ndërsa janë me pushime në Kaliforni, dhe për fat mori përgjigje pozitive, “po”. Bëhet fjalë për dashnorë tepër të rinj, 22 vjeç djali dhe 19 vjeç vajza, ndërsa shenjtëria e propozimeve të tilla ka rënë shumë në botën perëndimore, ku fjalët “derisa vdekja të na ndajë” (para altarit, ku çifti besohet se do të shkojë) duken më shumë si një tallje, sesa si shprehje “me taban”.

Gjithsesi, nuk mund të paragjykojmë Memfisin dhe Lizën, të cilët janë të lumtur së bashku, ndërsa Depai duket se ka më shumë pasione në jetë sesa thjesht futbollin. Ai është argëtuar duke luajtur basketboll kohët e fundit, si dhe ka regjistruar një video “rap” me shokun e tij tek Holanda, Kuinsi Promes.

E vetmja shenjë negative ka qenë një postim i ish-të dashurës së tij, të quajtur Halisa. “Nuk kam dashur të flas, – shkruajti vajza (në foto), – por, shoh që ti po lajmëron gjithë botën për dashurinë tënde të famshme pikërisht në ditëlindjen time. Mirë, sa herë që do ta kujtosh këtë ditë, do të më kujtosh mua”.

Sfidanti.al