Mejuedhër dhe modelja Jasmila; dashuri në horizont?

Floid Mejuedhër nuk i pëlqen vetëm të mburret me bizhuteritë, makinat e luksit apo vilat e ndryshme. ai është në gjendje që të fitojë edhe zemrat e femrave dhe këtë ai e ka treguar në disa raste. Por së fundmi ënë median argjentinase po flitet për një miqësi të ngushtë të boksierit me modelen bukuroshe Jasmila Mendegia.

Historia është e tillë: modelja dhe boksieri ishin në një qendër tregtare kur Jasmila e pa dhe e njohu Mejuedhër dhe nuk ngurroi t’i afrohej për të bërë një foto me të. Boksieri nuk ia mohoi këtë dëshirë dhe pasi bisedoi pak më të i kërkoi edhe numrin e telefonit për të mbajtur kontaktet.

Padyshim që boksieri mbeti i mahnitur nga bukuria e modeles që më parë ka qenë konkurrente e ‘Big Brother; dhe tani po punon në Meksikë ku ushtron edhe profesionin e aktores dhe balerinës. ende nuk dihet nëse kjo histori ka shkuar me tej dhe nëse ka lindur një ndjenjë mes tyre, por është e qartë se ky cift mund të përflitet shumë në mediat e kronikave rozë

sfidanti.al