Barcelona thyen traditën; krijon një fanelë për sfidat e mëdha

Barcelona thyen traditën për sezonin e ardhshëm. Klubi katalanas nuk do të ketë 3 fanela për 2019/2020 sic ndodh zakonisht por  katër dhe e katërta do të jetë e frymëzuar nga flamuri katalanas me ngjyrë të verdhë dhe me vija të kuqe.

vendimi për të bërë këtë ndryshim në traditën  e klubir drejtuesit e Barcelonës e kishin marrë shumë kohë përpara dy fitoreve radhazi të skuadrës në Bernabeu ndaj Realit të Madridit në Kupën e Mbretit dhe kampionat. Mësohet se këtë fanelë të katërt, barcelona do ta përdorë në ndeshjet El Clasico ndaj Realit të Madridit që do të luhen në Madrid. Me pak fjalë është një dizenjo ekskluzive për ditë të vecanta ku përvec ndeshjeve me Realin përfshihen edhe sfidat e tjera të një rëndësie të madhe që do të rezultojnë gjatë sezonit

sfidanti.al