Diego Armando Maradona vihet sërish në qendër të polemikave dhe këtë radhë bëhet fjalë për një cështje familjare. El Pibe De Oro kërkon që vajza e tij Xhanina, të dënohet me burg pasi sipas tij po ndihmon ish bashkëshorten e tij të fshi veprën penale të përfitimit pa të drejtë të 3.8 milionë Eurove të akumuluara gjatë martesës.
Përfaqësuesi ligjor i maradonës bëri të ditur se Xhanina kishte udhëtuar së fundmi drejt uruguajit për të rregulluar manovrat e ish bashkëshortes së yllit të futbollit argjentinas dhe për t’i bërë të ligjshme nëpërmjet disa transakasioneve bankare. I menjëhershëm ishte reagimi i vajzës së 57 vjecarit që nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ftoi të atin e avokatin e tij të bisedojnë për këtë cështje duke qenë se ata e dinin vendndodhjen e saj. më pas ajo shkroi një tjetër mesazh që kishte nota disi më të zbutura
‘Babain tim e kam falur për veprime më të këqija-thekson Giannina-nga larg i shpreh të gjithë dashurinë dhe mirënjohjen time pasi falë tij mund të bëj zgjedhjen time se cfarë njeriu dua të jem’.
sfidanti.al