“Malësorja” Georgina, vajza e thjeshtë që fiton sot 4 milionë euro në vit!

Po e themi sa për muhabet, sepse paratë janë të sajat dhe nuk i ka për ne. As thashethemet nuk na ndihmojnë, ndërsa rasti i Georgina Rodrigezit është ai i disa prej vajzave me fat, dhe deri diku me talent, që jeta i merr “me sy të mirë”. Ajo lindi në fshatin malor spanjoll të quajtur Haka (Jaca), dhe sapo u rrit sa për të qenë e sigurt në vetvete, u zhvendos në qytetin e vogël të Hueskës, një orë larg fshatit. Siç u ndodh thuajse të gjitha “fshatarkave”, apo siç ndodh me studentet e studentët, ajo jetoi në një shtëpi me shumë vajza të tjera.

Ambicioze e madhe, Georgina shkoi në Bristol ku mësoi anglishten, duke braktisur punën si shitëse në San Sebastian, dhe pastaj u kthye në Madrid duke zënë punë në një dyqan mode (Guçi – Gucci). Në 2016, rastësisht takoi Kristiano Ronaldon dhe e përshkruajti takimin si “dashuri me shikim të parë”. Ajo sot është modele e suksesshme (besohet edhe për shkak të Ronaldos), dhe fiton 4 milionë euro në vit, pra nuk është ajo femra tipike në krah të futbollistëve profesionistë, por dikush me karrierën e saj, jo plotësisht e ngjashme, por disi e krahasueshme me Viktoria Bekamin.

Sfidanti.al