Fanelat e blerta? Jo provokim për Serbinë, thotë Mali i Zi!

Kombëtarja malazeze e hendbollit shkaktoi një të papritur në pjesëmarjen e saj në Europian, duke u veshur ndryshe nga zakonisht. “Malësorët” e Ballkanit zakonisht kanë luajtur me ngjyrë të kuqe, por këtë herë u veshën me fanela të blerta (në foto). Një gjë e tillë habiti shumë në Serbi, ndërsa malazezët u veshën me ato bluza në ndeshjen ndaj kombëtares serbe në fazën e grupit në Europian. Në Beograd pati media që thirrën: Provokim! Atëherë, Federata e Hendbollit e Malit të Zi e pa të udhës që të dilte me deklaratë ku të theksonte se nuk bëhej fjalë për provokim, por për një vendim të diskutuar që nga shtatori i vitit të kaluar, dhe saknsionuar përfundimisht në 8 nëntor, e pastaj në 8 janar. “Nëse do të ishim kualifikuar, edhe në fazën e dytë do të luanim me fanela të blerta”, – shkruhej në deklaratën malazeze.

Sfidanti.al