Frika ishte se ai nuk do të kthehej në fushë deri në fund të muajit, të paktën. Serg Gnabri pati dhimbje në tendinin e Akilit, ndërsa stërvitej në Doha të Katarit, në minifazën përgatitore të dimrit, ndërsa klubi bëri gjithçka që ta kthente në gjendjen optimale. Gazeta “Bild” shkruan se lojtari i krahut “u shtrydh” në stërvitje, deri u shtri përtokë i lodhur, në përpjekje për të qenë bashkë me shokët sa më shpejt. Ai bëri stërvitje individuale, me trajner dhe me fizioterapist, dhe ndonëse pati përparim u duk paska i rënduar nga mungesa e ritmit. Pritet që Gnabri të jetë që sot me shokët në stërvitje, dhe trajneri Hansi Flik shpreson ta ketë në ekip për ndeshjen e së dielës ndaj Hertës në Berlin. Bavarezët kanë mjaft mungesa dhe shpresohet që Gnabri të paktën të jetë në apel.
Sfidanti.al