Madonna në Lisbonë për Portugalinë, luzitanët ‘përcaktuan takimin’ me Botërorin

Portugalia e Cristiano Ronaldos kishte vetëm një mundësi për të prerë biletën direkt të trenit të Botërorit të Rusisë, fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës dhe skuadra kampione e Evropës ia doli mbanë që këtë radhë të evitojë fazën e playoffit në Kupën e Botës. Në Lisbonë, ishte një person i vecantë që u shfaq si një tifoze e luzitanëve dhe kjo ishte as më shumë e as më pak, por mbretëresha e muzikës pop, Maddona. Në këtë ndeshje, artistja 59 vjecare ishte nën shoqërinë e djalit të saj të birësuar që është pjesë e Benficës dhe nuk e  fshehu aspak gëzimin për suksesin e përfaqësueses portugeze. Mesa duket këngëtarja rezultoi fatsjellëse për Ronaldon e të tjerët

Sfidanti.al