Një tjetër aventurë shfaqet në horizont për Fernando alonsos. Pas eksperiencës në Indy 500, spanjolli duket se ka hedhur sytë nga gara e 24 Orë e Daytonas. Është revista franceze ‘Auto hebdo’ ajo që flet për këtë shans të spanjollit që tashmë duke se i ka nisur bisedimet për pjesëmarrjen e tij në këtë garë legjendare që mbahet në Florida. Ndryshe nga sa ndodhi me Indy 500 e cila pati një përlasje datash me Formula 1, Alonso për 24 Orë të Daytonas dot të jetë krejtësisht i lirë pasi eventi është i përcaktuar të zhvillohet në 28 janar të 2018. Ndërkaq, mësohet se Zack Broën e ka lejuar Alonson që të jetë i pranishëm në këtë garë e cila tashmë nuk përjashtohet më nga lista e opsioneve që mund të zgjedhë 36 vjecari për karrierën e tij në të ardhmen
Sfidanti.al