Eliminimi i Kilit, Zonja Bravo shperthen: Kishte lojtarë qe ishin te dehur..

Rreth Kilit kanë shpërthyer polemikat në lidhje me eliminimin e kësaj skuadre nga Botërori i vitit 2018.  Ajo që ka bërë të shpërthejë bomba në vendin amerikanolatin ka qenë bashkëshortja e portierit Claudio bravo aktualisht pjesë e Manchester City nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter. Akuzat e saj nuk janë aspak banale, përkundrazi janë deklarata shumë të forta, dhe në fakt ajo i quan lojtarët përgjegjës për këtë eliminim për shkak të sjelljes së tyre aspak profesionale gjatë kualifikueseve të Botërorit. Teksti i Carla partos, kështu quhet Zonja Bravo, nuk lë shumë vend për interpretime edhe pse nuk mungojnë falenderimet e saj për futbollistët e Kilit.

‘E falenderoj kombëtaren time për të gjithë momentet e bukura-shkruan Carla pardo në postimin e saj. Falenderoj Kapiten Amerikën tim për gjithcka kam përjetuar. Por kur dikush vesh fanelën e Kilit duhet ta bëjë me profesionalizëm. E di që pjesa më e madhe e lojtarëve u lodhën shumë, ndërkohë që disa të tjerë shkonin në festa madje as nuk stërviiteshin pasi nuk u kishte dalë ende pija e alkoolike e konsumuar. Ai që i beson këto fjalë se i janë drejtuar atij… të vazhdojë të qajë.Sepse tani është një vend i tërë që po loton. Kapiteni im, këtu po të presin me krahë hapur’.

Sfidanti.al