Ligji “Tramp”, bllokohet në aeroportin e Floridas djali i Muhamed Ali

Një avokat ka treguar se i biri i boksierit legjendar, Muhamed Ali, është ndaluar nga zyrtarët e emigracionit në Aeroportin e Floridas. Courier Journal ka bërë të ditur, se 44 vjeçari Muhamed Ali Jr. dhe nëna e tij Khalila Kamaço-Ali arritën në aeroport 7 shkurt, pasi po ktheheshin nga Xhamajka. Avokati Mançini ka thënë, se zyrtarët kishin pyetur Ali Jr. për rreth dy orëve, duke insistuar vazhdimisht, “Nga ku e ke marrë emrin” dhe “A je mysliman?”

Më tej avokati ka treguar, se ata po përsëritnin pyetjet edhe pse e kanë vërtetuar që është mysliman. Ali Jr. ka lindur në Filadelfia dhe mban pasaportë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse zyrtarët e Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare kanë thënë, se nuk mund të identifikojnë personalisht të gjithë pasagjerët, por të gjithë ata që arrijnë në SHBA janë subjekt i një inspektimi të njohur si CBP”.

sfidanti.al