Federata Botërore e Atletikës (IAAF) u dha “dritën e gjelbër” pesë sportistëve rusë që të marrin pjesë në kampionatin evropain ne salla të mbyllura që do të zhvillohet gjatë periudhës 3-5 mars në Beograd, por jo me flamurin e Rusisë, por si sportistë neutralë. Daria Klishina hdhe Julia Stepanova do të marrin pjesë dhe do të mbrojnë titujt që morën në Pragë, ndërkohë që nga Rusia pritet që të vijnë edhe Anzhelika Sidorova në kërcimin me shkop, si edhe sprinterja Kristina Sivkova dhe sprinteri Aleksei Sikorski. Edhe gjashtë atletë të tjerë nga Rusia kërkuan leje nga IAAF-i që të merrnin pjesë në KE, por ata u refuzuan nga kjo federatë.
sfidanti.al