Lojtari i Borusias së Dortmundit dhe Kombëtares gjermane mund të mbyllë këtu karrierën si futbollist. Një lajm të tillë është bërë i ditur nga e përditshmja britanike, “The Sun”, e cila raporton se pikërisht dje, Mario Gëce u pa të largohej nga stërvitja e Borusias dhe si shkak u mendua të ishte një problem muskulor.
Por pas ekzaminimit të mëtejshëm të mjekëve të klubit, rezultoi se Gëce vuan nga një sëmundje e quajtur “çrregullim i metabolizmit”, gjë që rrezikon ta detyrojë 24-vjeçarin ta mbyllë këtu karrierën si futbollist.