Kur ‘të vënë para’ gratë; të tjera akuza ndaj Kristiano Ronaldos

Problemet për Kristiano Ronaldon sa vijnë e shtohen. Nga Anglia është dikush tjetër që i kundërvihet sulmuesit portugez të Juventus madje me forcë të madhe duke përdorur terma shumë të forta. Behet fjalë për
Xhazminë Lenard, ish konkurrente e ‘Big Brother’ në Britaninë e Madhe e cila mësohet se e ka bërë këtë nëpërmjet rrjeteve sociale, deklarata që u publikuan edhe nga tabloidi ‘The Sun’. Xhazmin Lenard e konsideroi Kristiano Ronaldon si psikopat dhe që e kërcënoi se do t’i tregonte familjes foto pornografike të saj. Por jo vetëm kaq, Lenard pohoi se ka qenë në kontakte me të në 18 muajt e fundit me Ronaldon që i kërkonte lidhje, por që ajo e refuzoi. Xhazmine Lenard dhe Kristiano Ronaldo kanë pasur një raport të nxehtë në vitin 2010 dhe ajo tregon gjithcka.

‘Nuk doja të shkoja në dhomën e tij të hotelit-tha Lenard-e mora dhe e cova në shtëpinë time, e përdora si toy-boy tim. Pas kësaj kemi komunikuar me email e mesazhe telefonike, por pa u takuar. Më dha përshtypjen se ishte një djalë mamaje milioner dhe një me personalitet bipolar. Mbeta shumë konfuze sepse nuk e kuptova kush ishte’
Ajo nuk ndal këtu. Sulmi i saj u bë akoma më i fortë me deklararën në vijim ku ndër të tjerat shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Kathrin Majorgën që e ka akuzuar Ronaldon për përdhunim

‘Nuk kam frikë nga Ronaldos-vijoi Lenard-është e vërtetë, i mbajta fshehur sekretet e tij të pista për shumë kohë dhe ekzistojnë shumë të tillë. Unë kam provat dhe do të bëj gjithcka që të ndihmoj Kathrin Majorgën në padinë e saj për përdhunim ndaj Ronaldos. Njerëzit nuk e imagjinojnë së cfarë është në gjendje të bëjë ai, sikur të dinin vetëm gjysmën e sekreteve, do të tmerroheshin’

Cështja Lenard duket se nuk e tremb aspak Kristiano Ronaldon, përkundrazi solli reagimin e menjëhershëm të tij që erdhi nëpërmjet përfaqësuesve ligjorë të cilët e i konsideruan deklaratat e saj false dhe denigruese. Ndërkaq, Xhazmin Lenard pas kësaj histori duke se i ka caktivizuar të gjithë profilet e saj në rrjetet sociale duke bërë që misteri rreth asaj cfarë ndodh në jetën private te Ronaldos të shtohet akoma më shumë.

sfidanti.al