“Bukuroshja e skive” do të kthehet përsëri në pista

Skiatorja e famshme amerikane, Lindzi Von (34 vjeçe), do të konkurrojë në garat e Kupës së Botës që do të zhvillohen në fund të kësaj jave në Sent Anton. Uoni e njoftoi kthimin e saj në pistat e dëborës në një video në Instagram.

Kjo skiatorederi tani ka arritur 82 fitore, ndërkohë që rekordmen në këtë kategoriështë skiatori suedez Ingemar Stenmark me 86 fitore.

“Asgjë nuk ka mbaruar. Unë kam lënë mbas gjashtë javë të vështira, por tani unë përsëri u kam hipur skive dhe po i gëzohem fillimit të ri. Do të shihemi këtë fundjavë në Sent Anton”, shkroi skiatorja e bukur amerikane në profilin e saj në Instagram.

Sfidanti.al