Kristiano Ronaldo mund sërish Lionel Mesin në renditjen e parave!

Nuk është renditja më e rëndësishme, ndonëse diçka tregon. Kristiano Ronaldo zuri vendin e parë në tabelën e të ardhurave financiare në futboll, ndërsa Lionel Mesi mbeti në vendin e dytë. Llogaritë u bënë nga “Frans Futbolli” për sezonin 2016-2017, pra një sezon që është në vazhdim e sipër.

Ronaldo ka të ardhura që kapin shifrën e 87.5 milionë eurove, ndërsa argjentinasi e ndjek me 11 milionë euro më pak, pra me 76.5. Barcelona nuk ka dalë edhe aq keq në këtë renditje, pasi në vend të tretë është Nejmar me 55.5 milionë euro, ndërsa në vend të katërt është anëtari i BBC-së madrilene, Garet Bejl.

Uellsiani kap nivelin e 41 milionëve, ndërsa nga Kina vjen milioneri i vendit të pestë, Ezekiel Laveci me 28.5 milionë. Kjo, pasi në renditje janë përfshirë jo vetëm rrogat, por edhe të ardhura të tjera siç janë ato nga kontratat sponsorizuese.

Sfidanti.al