Karolin Vozniacki dhe David Li; fejese ne Bora Bora

Karolin Vozniacki do t’i thotë lamtumirë beqarisë. Tenista daneze që po jeton një fundviti të jashtëzoakonshëm është fejuar zyrtarisht me basketbollistin e NBA David Li. Çifti i sportistëve që bëri konfirmoi lidhjen në shkurt të vitit 2017, përfitoi nga ditët e pushimit që kishte në dispozicion për të udhëtuar drejt Bora Borës dhe që aty tenistja daneze dhe basketbollisti bënë të ditur fejesën mes tyre Karolin Vozniacki në profilin e saj në rrjetet sociale publikoi një foto ku shfaqej dora e majtë ku dukej një unazë me diamant e shoqëruar me mesazhin: ‘Dita më e lumtur e jetës sime ishte kur i thashë ‘Po’ shpirtit tim binjak’.

David Li nga ana e tij postoi një foto ku janë të dy së bashku duke shkruar: ‘Ajo tha PO! Jam i entuziazmuar që u fejova me shpirtin tim binjak’

David, që luan në NBA prej 12 vitesh, vitin e kaluar u bë pjesë e San Antonio Spërs, ndërkohë që më parë ai ka luajtur edhe për Dallas Maveriks, Boston Seltiks, Golden Stejt Uorriors dhe Nju Jork Niks. Kjo është hera e dytë për Vozniackin që përgattiet të shkojë drejt altarit. Në 2014 danezja ishte duke u martuar me golfistin Rori MekIlroi, madje ftesat e dasmës ishin shpërndarë, por në momentin e fundit, irlandezi nëpërmjet një bisede telefonike, i komunkoi asaj se nuk dëshironte të martohej më me të.

sfidanti.al