Icardi dhe familja e tij e plotë po relaksohen nën diellin e Dubait. Futbollisti i Interit po i shfrytëzon në maksimum këto ditë të nxehta duke ia bërë qejfin vetes, bashkëshortes Wanda Nara dhe fëmijëve të tyre në mënyrën më luksoze të mundshme. Tur në shkretëtirë, shëtitje me deve, not nën shoqërinë e delfinëve, darka romantike i rrethuar nga bota nënujore dhe qëndrimi në një vilë me superpishinë; ishin këto aspektet që përjetoi Mauro Icardi sikur të ishte një sheik i vërtetë.
sfidanti.al