Mitiku ‘You’ll never walk alone’; himni më i i mirë në botën e futbollit

Në botën e futbollit ekziston një klasifikim për cdo gjë dhe këtu përfshihen edhe himnet e klubeve të ndryshme. Ajo që ndërmori hapin për të përcaktuar se cila preij skuadrave ka këngën motivuese më të mirë të saj është revista prestigjioze ‘France Football’ e cila ka përzgjedhur mitikun ‘You’ll never walk Alone’ si himnin më të mirë, një himn që pushton stadiumet e Liverpoolit, Celticut dhe Borussia Dortmund. Në vendin e dytë pozionohet himni i skuadrës së Romës, ‘Roma Roma Roma’, ndërsa podiumin e plotëson himni i Wydad Athletic Club, ‘Toujours se va gagner’. Në klasifikimin e himneve më të bukur të botës përfshihen edhe ai i Sevillas dhe i Barcelonës me këtë të fundit që plotëson dhjetëshen e klasifikimit të përpiluar nga ‘France Football’.

sfidanti.al