Justin Bieber në Milano; para koncertit pak…hokej

Këngëtari idhull i adoleshentëve, Justin Bieber fundjavën e kaluar ishte në Milano për të dhënë një nga koncertet e tij. por përpara se të ngjitej në skenë për të argqëtuar të rinjtë në Autodromin e Monzës, ylli i muzikës pop vendosi t’i dedikohet sportit dhe pikërisht hokejit. Kështu ditën e shtunë, artisti kanadez kontaktoi skuadrën e  Agorà Milano,  duke prenotuar pistën e akullit për 2 orë. Bieber u shfaq i veshur me fanelën e Los Angeles King për të zhvilluar një ndeshje të shkurtër më të rinjtë kësaj skuadre në fund të së cilës kreu edhe një foto grupi për t’iu ofruar më pas të gjithëve pizza dhe birrë.

sfidanti.al