I ndajnë gojët e liga, por Pike dhe Shakira janë bashkë!

Zherar Pike i Barcelonës dhe këngëtarja e njohur kolumbiane me famë botërore, Shakira, janë ndarë! Kështu shkruanin, ditët e fundit, mediumet anekënd botës, por, sikurse duket, dikush ka dashur që t’i krijojë edhe një problem tjetër Pikes që, në fakt, është përfshirë nga shumë probleme që kanë lidhje me angazhimin e tij aktiv në favor të pavarësisë së Katalonjës nga Spanja.

Por, dje, reagoi vetë Shakira që i hodhi poshtë të gjithë spekulimet, duke deklaruar: “Ne jemi bashkë dhe do të jemi bashkë. Dashuria mes nesh njeh vetëm rritje, nga dita në ditë, bëhet më e fortë. Spekulimet e medias rreth ndarjes sonë janë krejtësisht të pavërteta. Ata që e kanë sajuar këtë gënjeshtër, duan që ta njollosin qëllimisht imazhin e tij”, vuri në dukje Shakira.

Sfidanti.al