Humels fiton sfidën brenda Bajernit me Mylerin .. në basketboll!

Në përfundim të një sezoni me jo aq shumë trofe sa zakonisht, Mats Humels mendoi t’i shtonte një kupë tjetër karrierës së tij. Në të vërtetë ishte diçka virtuale, pasi nuk pati asgjë për t’u ngritur në ajër, përveçse diçka për t’u gëzuar. Mbrojtësi i qendrës i Bajernit shkoi në një sallë basketbolli dhe konkurroi me shokun e tij të skuadrës, Tomas Myler, pikërisht në lojën e koshit.

Dy futbollistët provuan teknikën individuale duke ecur me dy topa një kohësisht në duar, driblimet dhe gjuajtjet, dhe fituesi me diferencë të madhe ishte Humels. Ish-lojtari i Dortmundit tregoi aftësi të madhe për të xhongluar dy topa së bashku, ndërsa Mylerit i iknin topat andej këtej. Edhe tek gjuajtjet, mbrojtësi i Gjermanisë u tregua më i fortë se shoku i tij i skuadrës, ndërsa të dy po përpiqen të shlodhen e të kënaqen përpara se të nisë grumbullimi për sezonin e ri në korrik.

Sfidanti.al