Vengeri, krahas kontratës së re, edhe një “pasuri” të madhe për përforcimet e reja

Mbas 21 sezonesh, Arsenali vendosi që ta vazhdojë, edhe dy vite të tjerë, bashkëpunimin me trajnerin francez, Arsen Venger, njofton media britanike, duke shtuar se atij, gjithashtu, i janë vënë dispozicion edhe 120 milionë euro për përforcimet e reja. Gjatë karrierës së tij 21-vjeçare tek Arsenali, Vengeri ka angazhuar në ekipin e tij 162 futbollistë, ka shpenzuar 840 milionë euro dhe ka fituar 16 trofe. Megjithatë, nëse kihen parasysh trofetë më të rëndësishëm, titujt e kampionit të Premier Ligës angleze dhe të FA Kupës, që nga viti 2005, ai ka fituar, gjithsej, tre trofe dhe të tre këto të fundit në FA Kupë. Vengeri, tanimë, i ka përcaktuar tre përforcimet e reja, Baka, Lemar dhe Marez.

Sfidanti.al