Granit të trashëgohesh! Xhaka martohet me “flakën” e tij Leonitën

Ka dasëm në shtëpinë e Xhakajve në Zvicër. Martohet djali i vogël i familjes, Graniti, i cili vuri kurorë dhe unazë me dashurinë e madhe të jetës së tij, Leonitën. Futbollisti 24-vjeçar e bëri si një shqiptar tradicional dhe si një profesionist i sportit i kohëve të dikurshme. “Martohu shpejt, se të del më mirë”, ka qenë vazhdimisht parimi i këtyre dy “specieve” dhe Graniti bëri pikërisht kështu.

Babai Ragip dhe nëna Elmaze, si dhe vëllai i madh, Taulanti, kanë qenë tepër të lumtur, ashtu si edhe çifti. Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj kishin kohë që ishin bashkë, ndërsa prillin e vitit të kaluar lojtari i Arsenalit i propozoi për martesë “flakës” së tij , propozim që natyrisht pati përgjigje pozitive. Tani, ndërsa sezoni me Arsenalin në Premier Ligë dhe Ligën e Europës, ende nuk ka nisur, ylli i Zvicrës vendosi të mbaronte punë dhe të bënte muajin e mjaltit.

Sfidanti.al