Gareth Bale shtyn daten e marteses, shkak problemet e familjes të së fejuarës

Problemet ligjore detyrojnë Gareth Bale që të shtyjë datën e martesës me të fejuarën e tij historike Emma Rhys Jones. Kjo është ajo që publikohet te tabloidi britanik ‘Daily Mail’ sipas të cilit  janë familjarët e Jones ajo që i ka këto probleme. Babai i Emma Rhys Jones prej 4 vitesh po vuan një dënim me burg  dhe akuza kryesore ndaj tij është ajo për mashtrim. Ai do të lirohet këtë verë dhe pritet të jetë në ceremoninë e martesës të së bijës, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë gjetur një mënyrë sesi të sigurojnë mbrojtjen e tij nga kërcënimet.  Sipas ‘Daily Mail’, familja e Jones është vënë në mes të një ‘lufte’ mes grupeve kriminale të cilët nuk i kanë kursyer aspak  sulmet ndaj makinës e banëses së saj.Ceremonia e martesës mes Gareth Bale dhe Emma Rhys Jones ishte parashikuiar të mbahej pas disa muajsh, por duke parë këtë situatë cifti do të presë qetësimin e ujërave për të përcaktuar një datë tjetër.

sfidanti.al