Futboll dhe biznes; familjet Messi e Suarez përurojne dyqanin e tyre

Antonella Rocuzzo dhe Sofia Balbi përuruan biznesin e tyre në një prej zonave më prestigjioze të Barcelonës. E fejuara e Lionel Messit dhe bashkëshortja e Luis Suarez hapën dyqanin e tyre të këpucëve dhe aksesorive të tjera femërore, të dizenjuara nga stilisti argjentinas Ricky Sarkano, produktet e të cilit dallohen për elegancën e tyre me të cilën janë skicuar.  Në ceremoninë e përurimit të këtij dyqani ishin të pranishëm edhe disa prej futbollistëve të Barcelonës që ishin të shoqëruar nga të fejuarat dhe bashkëshortet e tyre. Evenimenti ndodhi në të njëjtën ditë kur Reali i Madridit luajti ndeshjen e prapambetur me Celta Vigon të fituar 4-1.

sfidanti.al