Cristiano Ronaldo paralajmëron Juventusin: 13 gola të shënuar brenda një muaji

13 gola në një muaj, ky është bilanci i Cristiano Ronaldos i cili ka rezultuar shumë vendimtar në ndeshjet e Realit të Madridit në këtë pjesë të sezonit. Ndeshja me Celta Vigon në Balaidos e vërtetoi këtë me 32 vjecarin që shënoi 2 gola në fitoren 4-1 duke bërë që Reali të mjaftohet edhe me një barazim në sfidën e fundit ndaj Malagës për të fituar titullin e 2 të La Ligës në 9 sezonet e fundit. Viktimat e Ronaldos në 13 golat e shënuar prej tij gjatë këtij muaji ishin disa prej skuadrave mnë të rëndësishme në Spanjë dhe Evropë dhe këtu përmendim Sevillan, Atletico Madrid e Bayernin e Mynihut. Ronaldo po gëzon një formë shumë të mirë gjë që i duhet skuadrës së Zidane që tashmë vëmendjen do ta ketë në finalen e Ligës së Kampioneve që do të luajë ndaj Juventusit në 3 qershor

sfidanti.al