Griezmann, ‘tifoz’ i Juventusit, shpreson fitoren e champions League nga bardhezinjtë

Juventus ka një tifoz më shumë për finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Realit të Madridit që do të luhet në 3 qershor në Cardiff. Bëhet fjalë për Antoine Griezmann i cili nuk e ka fshehur aspak dëshirën e tij për të parë Zonjën e Vjetër si triumfuese në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, dicka që duket se nuk do të pritet mirë nga Los Blancos. Por jo vetëm kaq, Griezmann mbështeti edhe kandidaturën e portierit Buffon në garën për Topin e Artë duke injoruar krejtësisht Cristiano Ronaldon që shihet si favoriti për të fituar këtë trofe që do të ishte i pesti për të.

sfidanti.al