Fitorja shijon më shumë me Rihanën, apo jo Ozil dhe Mustafi!

Futbollistët e Arsenalit patën një vizitë të veçantë dhe të këndshme në stadiumin e tyre, ndërsa luajtën dhe fituan 5-1 ndaj Evertonit. Me londinezët “topçinj” u bashkua ylli i muzikës pop, Rihana, e cila pati dëshirë të takohej dhe të bisedonte me disa prej tyre në mbyllje të përballjes së Premier Ligës.

Mesut Ozil nuk ngurroi të postonte në rrjetet sociale foton e tij me 29-vjeçaren amerikane, duke komentuar: “Ende të pathyer me Ririn”! Bisedë me Rihanën në anë të fushës së “Emirejtsit” pati edhe shqiptari i Gjermanisë, djali nga Kosova, Shkodran Mustafi, por po ashtu ndodhi edhe me mbrojtësit e tjerë si Sead Kolashinac apo Loren Koshielni.

Pier-Emerik Obamejang, ndërkaq, pati një tjetër kënaqësi. Ai u rrethua nga tifozët ndërsa po largohej nga stadiumi, i hipur në makinën e tij Ferrari, flakë të kuqe, dhe që kushton 200 000 paund stërlina, pra afërsisht sa paga e tij javore.

Sfidanti.al